Abdixhiku pas fitores në kryeqytet: LDK të dua – Prishtinë të kemi jetë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie, Përparim Rama, në garën për kryetar të Prishtinës. Në një postim entuziast në rrjete sociale, Abdixhiku e ka quajtur rezultatin një “rrëfim fitoreje në Kryeqytet”, duke shprehur mirënjohje për qytetarët që i dhanë besimin LDK-së, transmeton lajmi.net. “LDK…

Lajme

09/11/2025 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie, Përparim Rama, në garën për kryetar të Prishtinës.

Në një postim entuziast në rrjete sociale, Abdixhiku e ka quajtur rezultatin një “rrëfim fitoreje në Kryeqytet”, duke shprehur mirënjohje për qytetarët që i dhanë besimin LDK-së, transmeton lajmi.net.

“LDK të dua. Prishtinë të kemi jetë. Prishtina foli e para! Dritë ka në Republikë,” ka shkruar Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë simbolike të fitores në kryeqytet për partinë që ai udhëheq.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe aktivistët për kontributin në këtë rezultat, duke e quajtur fitoren një moment të përbashkët krenarie. “Ju faleminderit secilit. Kjo fitore është e juaja! Mburruni me këtë moment!”, ka përfunduar Abdixhiku./lajmi.net/