Abdixhiku në Ditën së Kushtetutës: Mbrojtja e saj është përgjegjësi e secilit prej nesh!
Me rastin e shënimit 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ardhur me një mesazh urimi. “Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi” shkruan Abdixhiku…

Lajme
Me rastin e shënimit 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ardhur me një mesazh urimi.
“Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi” shkruan Abdixhiku në mesazhin e urimit.
“Sot, 17 vite pas, jemi të thirrur edhe të reflektojmë thellë. Shkeljet e Kushtetutës të përsëritura dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj Gjykatës Kushtetuese janë sinjal i qartë i praktikave që e rrënojnë rendin demokratik dhe e largojnë shtetin nga parimet mbi të cilat është ndërtuar. Kjo nuk është thjesht çështje ligjore – është plagë për demokracinë tonë dhe për besimin e qytetarëve në drejtësi. Nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë më këtë. Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh që beson në një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe demokratike”
Reagimi i plotë: