Abdixhiku me porosi për Kurtin: Tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike

Pas dy orëve takim me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave. Ndër të tjerash Abdixhiku bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por se takimet do të vazhdojnë. Ai ndër të tjerash bëri të ditur se ka një ide në mendje, por se nuk po e thotë…

Lajme

06/04/2026 13:20

Pas dy orëve takim me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave.

Ndër të tjerash Abdixhiku bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por se takimet do të vazhdojnë.

Ai ndër të tjerash bëri të ditur se ka një ide në mendje, por se nuk po e thotë ende zëshëm.

Përpos kësaj, Abdixhiku deklaroi se po përpiqen të bëjnë zgjidhje dhe se për këtë edhe po takohen me të parin e Qeverisë, Albin Kurti.

Gjithashtu Abdixhiku deklaroi se tri pozita të shtetit nuk mund t’i takojnë një partie politike.

“Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje deri sa jemi në takime. Nëse s’bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme zgjedhjet janë të pashmangshme.“Çdo marrëveshje që siguron kuorumin  për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike”, ka thënë Adixhiku pas takimit./Lajmi.net/