Abdixhiku: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë, nuk ka plan për të ballafaquar gjendjen në veri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në vend. Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur se Kurti s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Tuje, ai është shprehur se kryeministri nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në…

Lajme

19/12/2022 11:13

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur se Kurti s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri.

Tuje, ai është shprehur se kryeministri nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri.

Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë. Ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Ai sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri. Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim. Për më tepër, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty. Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në Veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani.”, ka shkruar Abdixhiku.

Porosia e Abdixhikut është se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë.

Sipas tij, nga aty duhet të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. “Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë.”/Lajmi.net/