Abdixhiku: Kjo është përmbysje e rendit kushtetues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. “Përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje…

Lajme

25/07/2025 13:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.