Abdixhiku: Institucionet të formohen, shpresoj që Dehari të respektoj skenarin e Kuvendit – e jo të partisë që i takon

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit ku ka thënë se tash do të ketë një takim konsultativ ku do të marrin pjesë edhe kjo parti. Abdixhiku shpreson që kësaj radhe, kryesuesi Dehari të respektoj skenarin e Kuvendit, e jo të partisë së tij. Abdixhiku thotë se nëse…

Lajme

19/04/2025 11:44

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit ku ka thënë se tash do të ketë një takim konsultativ ku do të marrin pjesë edhe kjo parti.

Abdixhiku shpreson që kësaj radhe, kryesuesi Dehari të respektoj skenarin e Kuvendit, e jo të partisë së tij.

Abdixhiku thotë se nëse në takim konsultativ ka fakte te reja, se ka ndryshuar VV në raport me dorëheqjet, atëherë jemi të gatshëm.

“Është me interes kombëtar që institucionet të formohen sa më shpejt. Të respektohet Kushtetuta dhe procedura. Shpresoj që Avni Dehari të respektoj skenarin e Kuvendit, si kryesues që është, e jo skenarin e partisë që i takon”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.