Abdixhiku i përgjigjet direkt Tahirit: S’ka me qëndru me një këmbë në LDK, e qafën në një parti tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me veprimin e Xhafer Tahirit. Ai u shpreh se nuk mund të qëndrohet në LDK me një këmbë, e siç tha “me qafë e sy në një parti tjetër. “Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy…

Lajme

11/11/2025 22:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me veprimin e Xhafer Tahirit.

Ai u shpreh se nuk mund të qëndrohet në LDK me një këmbë, e siç tha “me qafë e sy në një parti tjetër.

“Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy e me një qafë në një parti tjetër”, tha ai në Klan Kosova.

“Ose je LDK në tërësi ose nuk je fare. Nuk ka asnjë njeri që vepron kundër interesave të gjithë anëtarësisë sonë”, u shpreh kreu i LDK-së.