Abdixhiku i bindur: LDK do t’i ketë në fund 180 mijë vota
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në fund të procesit të numërimit të votave të 9 shkurtit, partia që ai drejton do të ketë 180 mijë vota. “Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/lumiri-1.jpg)
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në fund të procesit të numërimit të votave të 9 shkurtit, partia që ai drejton do të ketë 180 mijë vota.
“Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike. Kokën lartë secili.”, ka shkruar ai.
Ai tha se kapërcimi nga 12 për qind që ishte në zgjedhjet e kaluara, në 20 për qind tash është arritje e jashtëzakonshme.
“LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!”, ka shkruar Abdixhiku.
Vlen të theksohet se LDK tash kur janë numëruar 99.68% të votave ka arritur t’i marrë 147 mijë e 387.
Postimi i plotë:
Të dashur mbështetës,
Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur.
Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!
Tani, sa i përket rezultatit.
Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.
Po, LDK do ta arrijë rreth 20%.
Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.
Kokën lartë secili!
E rëndësishme që kemi rigjetur njëri tjetrin, jemi kthyer në bazë. E rëndësishme që kemi rikthyer veten në numrat tanë historik. Kjo është baza jonë!
LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!
Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.
Do t’i respektoj këto preferenca sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK-së paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!
Gjithsesi, për të gjitha këto do të vendosim si një!
LDK është shtëpi e demokracisë!
Le të presim numërimet!
Le të ecim drejtë e siç dijmë ne!
Dritë do të ketë sërish!