Abdixhiku falënderon mbi 170 mijë votues të LDK-së që e vendosën si parti të parë nga zgjedhjet e 17 tetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas raportimit për rezultatin final të KQZ-së për zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor.

Lajme

27/10/2021 21:35

Abdihxiku ka falënderuar të gjithë 170.177 votues të LDK-së në këto zgjedhje, që sipas tij me besimin dhe mbështetjen e tyre vendosën LDK-në si partinë e parë, transmeton lajmi.net.

Abdixhku tha se rikthimi i LDK-së, si parti e parë është në zgjedhjet lokale, e kjo është përmbushje për secilin prej tyre.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit.
Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër.
Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra!./Lajmi.net/