Abdixhiku: Faleminderit 126.102 qytetarëve të Kosovës, LDK është më e madhe se çdo individ- në Kryesi do vendoset gjithçka, e jo në klithma të ngushta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhixkun është deklaruar pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Abdixhiku ka falënderuar votuesit, duke thënë se çdo votë e dhënë është përgjegjësi, respekt dhe obligim për LDK-në. Ai deklaroi se rezultati ishte larg pritshmërive, transmeton lajmi.net. “Ju faleminderit! Ju faleminderit nga zemra, të gjithë…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhixkun është deklaruar pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Abdixhiku ka falënderuar votuesit, duke thënë se çdo votë e dhënë është përgjegjësi, respekt dhe obligim për LDK-në.
Ai deklaroi se rezultati ishte larg pritshmërive, transmeton lajmi.net.
“Ju faleminderit! Ju faleminderit nga zemra, të gjithë 126.102 qytetarëve të Kosovës që i besuan LDK-së në këto zgjedhje. Çdo votë e dhënë për ne është përgjegjësi, respekt dhe obligim për të ardhmen. Ju faleminderit për besimin, për durimin dhe për angazhimin në një garë të vaështirë.Nuk është e tepër të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë”,tha Abixhiku.
Abdixhiku duke folur edhe në lidhje me deklarimet e shumta së fundi për dorëheqjen e tij, tha se shumë shpejt do të mblidhet Kryesia e LDK-së, ku s ipas tij do të vendsoë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta.
“LDK e asnjë individ nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe asnjë reflektimi; kjo na dallon. Dalim faqebardhë në secilin veprim tonin.Por njëkohësisht, dua të jem i qartë: LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit. Pas certifikimit të rezultateve, sipas Statutit dhe traditës sonë demokratike, do të mblidhet Kryesia e LDK-së; dhe pas saj, siç kam paralajmëruar natën e zgjedhjeve, do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së, aty ku vendosë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta. Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së. Aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse – mbi të gjitha të përgjegjësisë dhe të vizioneve tutje përpara”,shtoi ai.
Ai shtoi se kjo është mënyra e LDK-së.
“Kjo është mënyra jonë. Kjo ka qenë gjithmonë LDK-ja: përgjegjësi, maturi, rend institucional dhe respekt për demokracinë e brendshme”.
Abdixhiku pati disa fjalë edhe për ata që po e godasin partinë e tij nga jashtë.
“Një fjalë të drejtpërdrejtë kam dhe për ata që sot po e godasin LDK-në nga jashtë: qëllimet e tyre nuk kanë qenë kurrë të mira, as për LDK-në e as për arritjen e një rezultati më të mirë zgjedhor. LDK-ja nuk ndërtohet me sulme nga jashtë, e as me gëzim për humbjen e saj. LDK është më e madhe se çdo individ, por edhe më e fortë se çdo zë që synon ta dobësojë. Ne do ta bëjmë fatin tonë, me qetësi, me ndershmëri dhe me përgjegjësi; siç i ka hije kësaj shtëpie politike e cila nuk braktiset e as nuk goditet në ditët e saja më të vështira.Faleminderit secilit që na votoi, na mbështeti dhe na qëndroi pranë. Besimi juaj mbetet detyrimi ynë më i madh.Lumiri”./Lajmi.net/