Abdixhiku: Ekipi ynë nuk vjen të flasë për fajet e të tjerëve, por të punojë për të mirën e secilit
Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin e saj përmbyllës të kësaj fushate. Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij deklaroi se pa LDK-në nuk ka stabilitet, orientim e shtet që respekton qytetarin e vet. Prandaj, sipas tij LDK vjen të ndërtojë që të ndërtoj të ardhmen dhe të punojë për të mirën…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin e saj përmbyllës të kësaj fushate.
Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij deklaroi se pa LDK-në nuk ka stabilitet, orientim e shtet që respekton qytetarin e vet.
Prandaj, sipas tij LDK vjen të ndërtojë që të ndërtoj të ardhmen dhe të punojë për të mirën e secilit.
“Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithherë. Kjo është LDK-ja që e kemi ëndërruar përherë. Një lëvizje njerëzish të lirë, jo një turmë e komanduar. Një forcë politike e mendimit, jo e zhurmës. Një shtëpi ku fjala ka peshë, ku dinjiteti ka vlerë dhe kushteti ka qenë gjithmonë mbi secilin prej nesh”, tha Abdixhiku.
Ai gjatë fjalimit foli edhe për eksperiencën e fushatës.
Abdixhiku deklaroi se kjo fushatë tregoi që shoqëria është e lodhur nga mungesa e drejtimit.
“Kjo fushatë na e tregoi qartë se shoqëria jonë nuk është e thyer. Ajo është e lodhur. Dhe lodhja nuk vjen nga mungesa e vullnetit, por nga mungesa e drejtimit. Nga ndjenja se përpjekja individuale nuk po shoqërohet me politika të drejta dhe me institucione që funksionojnë”, shtoi Abdixhiku.
Abdixhiku po ashtu deklaroi se LDK-ja nuk është partie momentit, por e momenteve historike.