Abdixhiku arrin tek Kuvendi, nuk deklarohet para takimit me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi në mes dyshes ka për diskutim çështjen e Presidenti të ri të Kosovës. Në hyrje të këtij takimi, Abdixhiku nuk pranoi të deklarohet për media. Mbetet të shihet nëse pas takimit, dyshja do…

Lajme

23/02/2026 14:04

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi në mes dyshes ka për diskutim çështjen e Presidenti të ri të Kosovës.

Në hyrje të këtij takimi, Abdixhiku nuk pranoi të deklarohet për media.

Mbetet të shihet nëse pas takimit, dyshja do të japin ndonjë detaj.

Dje Kurti ka takuar edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza./Lajmi.net/