Abazi: Osmani hoqi dorë nga nisja e njohjes nga Ekuadori për shkak të një ambasadori mik, për inate e hakmarrje e hoqi nga agjenda

Ish deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila në median Politico ka thënë se brenda 5 vitesh, kanë shkatërruar mbi 900 banda në Kosovë. Abazi ka thënë se Kurti dhe Osmani që një kohë, kanë komplementuar njëri tjetrin në paraqitje kisne…

Lajme

17/11/2025 11:01

Ish deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila në median Politico ka thënë se brenda 5 vitesh, kanë shkatërruar mbi 900 banda në Kosovë.

Abazi ka thënë se Kurti dhe Osmani që një kohë, kanë komplementuar njëri tjetrin në paraqitje kisne të sukseseve për veriun, por që sipas tij e kanë dëmtuar rëndë klimën investive, imazhin e Kosovës në media ndërkombëtare dhe kanë ngritur panik tek turistët e huaj dhe mërgata.

Ai ka thënë se Kurti dhe Osmani ishin të fokusuar në interesa individuale dhe janë rrethuar me njerëz të papërvojë që kanë frikë të mospajtohen dhe të bëjnë analiza që janë të menduara mirë dhe në interes të vendit.

“Znj. Presidente e ka pasë në tavolinë thirrjen për të filluar bisedat për njohje nga Ekuadori dhe për shkakun e një ambasadori që është miku i saj e që nuk kalonte në Komisionin për Punë të Jashtme, dmth për inatë e hakmarrje ka hequr nga agjenda duke mos e vazhduar diskutimin me Equadorin. Në fakt po e them publikisht për herë të parë që edhe Kurti edhe Osmani kanë sabotuar procese të rëndësishme në vazhdimësi duke bërë kalkulime vetëm personale. Nëse dikush tjetër mund të kishte qoftë edhe një mirënjohje, që të dy kanë qenë në vazhdimësi përjashtues dhe sabotues. Deklarata e presidentës për 900 banda tregon servilitetin ndaj Kurtit dhe vazhdimësinë joprofesionale si në rastin e Gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin kundërkushtetues për ti dhënë mundësi Kurtit që të sabotoj shtetin për edhe 15 ditë tjera me Konjufcën si kandidat. Ndërrmarrje e njerëzve vetiak, me nivel të lartë të poshtërsisë“, ka shkruar Abazi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: