Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi ka thënë se nga vakumi politik që e ka krijuar Gjykata Speciale, sipas tij ka përfituar vetëm Albin Kurti. Ai tha gjithashtu se nëse dikush është gëzuar më së shumti për këtë gjykatë, u shpreh se është vetë Kurti. “Vakumin politik të cilin e ka krijuar…

Lajme

18/06/2025 18:32

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi ka thënë se nga vakumi politik që e ka krijuar Gjykata Speciale, sipas tij ka përfituar vetëm Albin Kurti.

Ai tha gjithashtu se nëse dikush është gëzuar më së shumti për këtë gjykatë, u shpreh se është vetë Kurti.

“Vakumin politik të cilin e ka krijuar Gjykata Speciale, po duket që vetëm Kurti ka përfituar prej këtij vakumi politik”.

“Çfarë po del në fakt është se nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vet Kurti, sepse e ka krijuar vakumin politik”, u shpreh tutje ai në KlanKosova.