AAK themelon nëndegën në Cyrih të Zvicrës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka hapur nëndegën e kësaj partie në Cyrih të Zvicrës.

Lajme

19/01/2020 19:11

Të dielën, dhjetëra aktivistë kanë mbajtur mbledhjen e parë duke zgjedhur edhe njerëzit adekuatë për të vepruar në këtë shtet.

Kryetar i nëndegës së AAK-së në Cyrih u zgjodh, Betim Qorraj, nënkryetar, Esat Halilaj, nënkryetar i dytë, u zgjodh Isuf Gradina, si dhe Bashkim Sefaj, sekretar.

“Të mblidhemi së bashku është një fillim. Të qëndrojmë së bashku është përparim. Të punojmë së bashku është sukses”, thuhet në një njoftim për media të AAK-së.