AAK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit këtë të shtunë. Hapja e fushatës u bë me dy himnet kombëtare. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se është nder që fushata e AAK-së të hapet me kandidatë të ndershëm e punëtorë për kryetarë të komunave. “Dritë për çdo komunë…

Lajme

13/09/2025 13:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit këtë të shtunë.

Hapja e fushatës u bë me dy himnet kombëtare.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se është nder që fushata e AAK-së të hapet me kandidatë të ndershëm e punëtorë për kryetarë të komunave.

“Dritë për çdo komunë të Kosovës, dritë për çdo kandidatë. Jeni më të mirët e Kosovës”, tha tutje Gjini.

Derisa ai iu uroi suksese kandidatëve që po garojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale.