AAK-ja dorëzon në MINT kërkesën zyrtare për 4 masat urgjente që duhet ndërmarrë pas rritjes së çmimeve

Përpos çmimeve të ngritura në produktet ushqimore, në enegji eletrike e në shumë sfera të tjera së fundi ngritja e lartë e cmimeve të derivative ka bërë edhe më shqetësuese situatën në vend. Në kuadër të veprimeve opozitare në kundërshtim të këtyre ngritjeve, nga AAK-ja sot morën një vendim. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj…

Lajme

23/03/2026 15:09

Përpos çmimeve të ngritura në produktet ushqimore, në enegji eletrike e në shumë sfera të tjera së fundi ngritja e lartë e cmimeve të derivative ka bërë edhe më shqetësuese situatën në vend.

Në kuadër të veprimeve opozitare në kundërshtim të këtyre ngritjeve, nga AAK-ja sot morën një vendim.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri bashkë me deputeten Albana Bytyçi kanë dorëzuar në Ministri të Industrisë dhe Tregtisë kërkesën zyrtare me katër masat urgjente që Qeveria duhet t’i ndërmarrë për përballen me situatën ekonomike në vend.

Kjo kërkesë u paralajmërua mëngjesin e sotëm nga AAK-ja.

Gjatë ditës, Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë veprimi përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se vendi po qëndron pasiv, ndërsa shtetet e rajonit dhe ato evropiane po ndërhyjnë me masa konkrete për të mbrojtur qytetarët.

Sipas tij, situata është alarmante dhe kërkon reagim urgjent institucional./Lajmi.net/