AAK i kundërpërgjigjet LDK-së: S’e lëshojmë postin e kryeministrit
Pas deklaratave të të zyrtarëve të LDK-se se atyre u takon posti i kryeministrit, ka reaguar ashpër këshilltari i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

Lajme
Arifi ka thënë për Gazeta Blic se arsyetimet se LDK-ja duhet të ketë kryeministrit pasi që është partia me fuqinë më të madhe politike, AAK-në nuk e bënë të lëshoj pe, pasi që sipas tij, ky rezultat zgjedhor ka qenë që prej zgjedhjeve të 8 qershorit.
Arifi ka thënë se Ramush Haradinaj nuk do të lëshoj postin e kryeministrit, vetëm pse Isa Mustafa nuk arriti të zgjedhet kryeparlamentar.
“Insistimi befasues dhe arrogant i LDK-së për Kryeministër është kundër Bllokut. Nuk do të ketë marrëveshje të re ku parashihet spostimi i Ramushit vetëm pse nuk u zgjodh Isa kryeparlamentar. Të njëjtat parti jemi nga qershori, me të njëjtin rezultat zgjedhorë”, ka thënë Arifi.
Sipas këshilltarit të Ramush Haradinajt, marrëveshjet serioze dhe të sinqerta nuk bëhen duke i qitur partnerët para aktit të kryer, shkruan Gazeta Blic.