A u arrestua apo jo Mozzik? – Avokati Koci tregon të vërtetën
Sot, në media, është komentuar shumë reperi i njohur kosovar Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik. Ai fillimisht ka bërë publike një dhuratë shumë të shtrenjtë që i ka bërë vetes, e që nuk ndodh zakonisht. Mozzik ka njoftuar se i ka blerë vetes një orë në vlerë prej 1 milion e gjysmë,…

ShowBiz
Sot, në media, është komentuar shumë reperi i njohur kosovar Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik.
Ai fillimisht ka bërë publike një dhuratë shumë të shtrenjtë që i ka bërë vetes, e që nuk ndodh zakonisht.
Mozzik ka njoftuar se i ka blerë vetes një orë në vlerë prej 1 milion e gjysmë, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj, në media u raportua se ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, por këtë e ka mohuar avokati Arianit Koci.
“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar Koci në Facebook.
Vetë Mozzik nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm që është publikuar për të, si duket ai ka vendosur ta shijoj “dhuratën” e tij super të shtrenjtë që ia ka bërë vetes. /Lajmi.net/
Postimi i Kocit në Facebook: