A po vdesin gazetat?

Interneti si gjithçka tjetër ka prekur shumë edhe fushën e gazetarisë. Portalet e shumta duket se po e dominojnë tregun dhe kjo ka ndikuar shumë keq për gazetat e shtypura tradicionale.

Fun

25/09/2016 12:28

The The Week ka shkruar një artikull të gjatë për transformimin e gazetave dhe gazetarisë në përgjithësi.

Sa keq janë gjërat për shtypin?

“Shumë keq. Tirazhi i gazetave dhe të ardhurave nga reklamat po bie me shpejtësi marramendëse. “The Sun” në Britani kishte një tirazh prej më shumë se 3 milionë në vitin 2010; në fillim të këtij viti, kishte rënë në 1.7 milionë. “The Daily Telegraph” ra nga 691000 në 488500 gjatë po të njëjtës periudhë; “The Guardian”, nga 302000 në 166500. Këtë pranverë, “The Independent” pushoi së ekzistuari si një gazetë e shtypur. Që nga viti 2005, më shumë se 300 gazeta lokale në Britaninë e Madhe janë mbyllur. E njëjta gjë ka ndodhur në pjesën më të madhe të botës perëndimore. Sipas Shoqatës Botërore të Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve, gjatë pesë viteve të fundit tirazhi i gazetave ka rënë me 23.9% në Europë dhe 11% në Amerikën e Veriut. (Ndonëse falë rritjes në Indi, Kinë dhe gjetkë, në novel global ai është rritur me 22%: rënia e gazetës së shtypur është problem i Botës së Parë)”.

Përse po ndodh ko gjë?

“Në një fjalë të vetme: prej Internetit. Modeli i vjetër i biznesit për gazetat  ishte “mbulimi i çmimit plus reklamat”. Tani që lajmet botohen falas në Internet, shitjet e gazetave janë goditur keq. Reklamat po zhvendosen nga shtypi në internet: Të ardhurat nga reklamat për gazetat e shtypura në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 11% në vitin 2015, ose 150 milionë stërlina – më shumë se fatura e pagave të “The Times”, “The Sunday Times” dhe “Daily Telegraph” të marra së bashku. Për vite me radhë, gazetat kishin shpresuar të mbërrinin në një pikë kompensimi, ku të ardhurat nga reklamat online do të mbushnin boshllëkun e shkaktuar prej gazetave të shtypura”, thuhet në këtë artikull të përkthyer nga Bota.al.