A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme?
Gazeta Zëri sot në një artikull ku analizon aktivitetet e partive opozitare ngrit supozimin se vendi mund të shkojë drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lajme
Partitë opozitare mohojnë që veprimet e tyre të kenë lidhje me zgjedhje të parakohshme edhe pse nuk i përjashtojnë ato.
Në anën tjetër analistët vlerësojnë se ato janë opsion.
“Është vështirë të thuhet, sepse për zgjedhje duhet një përgatitje më e madhe si dhe dritë jeshile nga faktori ndërkombëtar. Pa këtë komponent është vështirë të thuhet. Nuk besoj, mirëpo liderët e opozitës, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri, kanë pikëpamje për fushatë, ndërsa liderët në pushtet, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, nuk mendojnë në këtë aspekt sepse nuk iu konvenon”, ka thënë analisti Artan Muhaxhiri.
Ndërsa, analisti tjetër, Imer Mushkolaj, vlerëson se fushata e partive politike në Kosovë nuk është ndalur ndonjëherë. Madje me veprimet e fundit vetëm sa është intensifikuar.