A po planifikojnë fejesë Sarah dhe Dj Pm?

Dyshja e "Big Brother" po e vazhdojnë romancën e tyre të nisur brenda shtëpisë.

ShowBiz

01/02/2022 15:55

Sarah Berisha së fundmi iu ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje përmes rubrikës “Ask me a question” në Instagram, shkruan lajmi.net.

Një ndjekës e ka pyetur se a ka ndonjë plan për fejesë apo martesë. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, i është përgjigjur ndjekësit duke i thënë se nuk e ka në plan këtë gjë.

Lexo edhe:

Donaldi i kërkon Ilirit ndihmë me përgatitjen e valixheve

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u shpreh Sara.

Ndryshe, Pm dhe Sara janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Albania”./Lajmi.net/