A po përsëritet historia e njëjtë? Mbappe transferohet te Reali si Ronaldo Nazario?

Real Madrid ka ndërprerë negociatat me PSG-në për sulmuesin Kylian Mbappe.

Sport

30/08/2021 21:21

Sipas mediave franceze, PSG kishte refuzuar rreth 200 milionë euro për Mbappe, andaj Real Madrid menjëherë ka ndërprerë negociatat, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, interesante është sepse nuk është hera e parë që Real Madrid ndërpren negociatat me një klub për një futbollist, pastaj e transferon.

Në vitin 2002, Reali kishte konfirmuar se kishin ndërprerë negociatat me Interin për fenomenin Ronaldo Nazario, pastaj brenda shtatë ditëve e kishin prezantuar.

“Real Madrid dhe Inter kanë vendosur të mbyllin negociatat për Ronaldo Nazarion, sepse marrëveshja që i kënaq dy palët nuk mund të arrihet”, shkruhej në komunikatën e 23 gushtit 2002.

Ndërsa, me 31 gusht 2022, braziliani u prezantua si “Galaktiku” i radhës.

Por, pyetja është nëse do përsëritet kjo histori, meqenëse mediat bëjnë të ditur se nëse PSG e telefonon Realin, atëherë klubi spanjoll është i gatshëm të vazhdojnë negociatat.

Sidoqoftë, nesër mbyllet zyrtarisht afati kalimtar veror në Spanjë dhe mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja brenda 24 orëve./Lajmi.net/