A po na mbrojnë në të vërtetë maskat nga COVID-19? E tregon mjeku
Një mjek ka shpërndarë një video e cila ka dekurajuar të gjithë ata persona që kanë menduar se maskat kirurgjikale mund t’i mbrojnë, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Lifestyle
Kirurgu Karan Raj ka postuar një video në TikTok, duke shpjeguar se me mbulimin e fytyrës nuk garantohet se koronavirusi nuk do të përhapet, por ai u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën dhe vazhdimisht të pastrojnë duart.
Ai shtoi se këtë çështje e ka ngritur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilët janë duke rishikuar vendimin nëse duhet bartur maskë, duke pranuar se më të suksesshme janë treguar metodat e tjera si mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.
Në videon e shpërndarë nga Raj që numëron mbi 85 mijë ndjekës, ai shtron pyetjen: “A kemi nevojë të bartim maskë në fytyrë?”
“Është një çështje e ndjeshme, madje OBSH-ja është duke i rishikuar rekomandimet e dhëna më parë”, dëgjohet ai duke thënë.
Megjithatë tregoi se kur duhet bartur maska, duke thënë se nëse një person është i sëmurë apo kujdeset për dikë që është i sëmurë, apo punon si mjek a infermier, është e rëndësishme ta ketë gjithmonë me vete për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.
Mjeku shpjegoi se maskat në fytyrë nuk i ndalin grimcat e vogla të virusit të kalojnë nëpër gojë, edhe pse pranoi se ato mund të barten edhe përmes syve.