A po agjëron Benzema? Dyshime nga tifozët, por mësohet e vërteta e shishes që ka në dorë sulmuesi francez
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një nga lojtarët myslimanë më të famshëm në botën e futbollit. Francezi me origjinë algjeriane është veçanërisht në qendër të vëmendjes gjatë muajit të Ramazanit, kur të gjithë besimtarët islamë janë të obliguar të agjërojnë. Benzema luajti ndeshjen e tij më të mirë të vitit këtë herë. Në…
Sport
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një nga lojtarët myslimanë më të famshëm në botën e futbollit. Francezi me origjinë algjeriane është veçanërisht në qendër të vëmendjes gjatë muajit të Ramazanit, kur të gjithë besimtarët islamë janë të obliguar të agjërojnë.
Benzema luajti ndeshjen e tij më të mirë të vitit këtë herë. Në shtatë minuta, sulmuesi shënoi një hat-trick kundër Real Valladolid. Carlo Ancelotti e nxori nga loja në minutën e 65-të kur u zëvendësua nga Eden Hazard dhe shumë shpejt u xhirua një video që komprometonte Benzeman, shkruan Lajmi.net
Megjithatë, tani po ngrihen dyshime nëse fituesi i Topit të Artë agjëron në ditët e ndeshjeve, sidomos pas pamjeve nga ndeshja kundër Valladolidit. Teksa Dani Ceballos po merrte instruksionet e fundit para se të hynte në lojë, Benzema u “kap” me shishe në dorë, megjithatë pamje tregojnë se sulmuesi francez vetëm shpërlan gojën me ujë dhe asgjë më shumë.
? A VOUS DE JUGER❗️
Les rumeurs abondent sur le fait que Karim Benzema n'a pas jeûné pendant le match. Il aurait bu de l’eau.#KarimBenzema #Ramadan #KB9 #GOAT? #RealMadrid #HalaMadrid #Triple #Algerie #Espagne #France pic.twitter.com/XVQRWrqerl
— Lazare (@Lazare2423) April 3, 2023