A mundet Juve ta emëroj Zidanen si zëvendësues të Allegrit?
Skuadra e Juventus ka marrë gjithë vëmendjen pas vendimit për të ndarë rrugët me trajnerin Massimiliano Allegri.
Sport
Dje është bërë e ditur se Allegri nuk do të jetë në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’ që nga sezoni i ardhshëm.
Edhe pse fitoi titullin e kampionit në Serie A, trajneri italian përfundoi cak i kritikave pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Pas këtyre ngjarjeve, dilema kryesore mbetet ajo se kush do ta zëvendësoj Allegrin tek kampionët e Italisë.
Mediet italiane kanë bërë një analizë të thjeshtë, duke shikuar mundësinë nëse Zidane mund të emërohet si trajner i Juves.
Sot trajneri francez është shfaqur i nervozuar në konferencën për shtyp, duke kërcënuar se do të largohet nëse nuk ka autoritet të plotë mbi merkaton dhe zgjedhjet në formacion.
“Jam unë ai që vendos se kush qëndron, kush largohet, kush është portieri i parë dhe i tretë. Kuptuat? Në të kundërt largohem” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.
Pas këtyre ndodhive, ‘Calciomercato’ shton edhe faktin se Juves do t’i konvenonte emërimi i Zidane, për shkak të pagesave në taksa.
Këtyre zërave edhe më shumë fuqi u jep fakti se Zidane ishte afër një marrëveshje me Juventus, para se të rikthehej tek Real Madrid.
Me deklaratat e fundit të francezit, mbetet të kuptohet se gjithçka mund të ndodh gjatë kësaj vere./ Lajmi.net/