A mund t’i ruajn shqiptarët këto krijesa të rralla?
Para dy vitesh, opinioni publik u zemërua pas vrasjes së një rrëqebulli të vogël në pyjet e Pukës.

Fun
Zemërimi ishte mëse i justifikuar.
Kjo për shkak se rrëqebulli i Ballkanit është macja më e rrallë në Evropë.
Vetëm 50 mace të tilla mendohet se jetojnë në malet e Ballkanit Perëndimor dhe po shkojnë drejt zhdukjes.
Megjithatë një lajm i mirë vjen nga kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Organizata EuroNatur ka fotografuar për herë të parë një kotele rrëqebulli.
Ajo është kaq e ëmbël dhe lajmi ka gëzuar shkencëtarët.
Kjo sugjeron se ka një zonë ku këto krijesa kaq të rralla dhe të bukura mund të riprodhohen në mënyrë të shëndetshme./Mapo