A mund të luaj Broja sonte ndaj Chelseas?

Chelsea dhe Southampton do të përballen sonte në duelin e raundit të katërt të Kupës Carabao.

Sport

26/10/2021 16:27

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja u transferua tek Southampton nga Chelsea verën që shkoi në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Broja tani është duke shkëlqyer në huazimin e tij tek klubi i ri në Premier Ligë, duke regjistruar dy gola në vetëm dy paraqitje si startues me Southamptonin.

Sidoqoftë pas përballjes të sotme mes Chelseas dhe Southampton ka paqartësi nëse Broja mund të luaj ndaj skuadrës së Chelseas, mirëpo ai nuk do ta ketë këtë të drejtë.

Në kontratën e huazimit, Chelsea kishte vendosur që në përballjet ndaj Southampton, pa marrë parasysh kompeticionin, Broja nuk do të mund të luaj, siç ndodhë në të shumtën e rasteve të huazimeve.

Megjithatë është e mundur që ‘Blutë’ mund ta tërheqin atë më shpejt; një klauzolë pushimi kuptohet të jetë në kushtet e marrëveshjes së tij të përkohshme në St Mary’s, e cila mund ta shohë atë të kthehet në janar, ka raportuar Goal.

Sidoqoftë, dashuria e madhe e trajnerit të Southamptont, Ralph Hasenhuttl mund të jetë pikërisht ajo që Broja i duhet për të arritur ambiciet e tij të larta. Ai beson se mund të luajë futboll të ekipit të parë për klubin e tij të fëmijërisë Chelsea në të ardhmen dhe kjo është arsyeja pse ai nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare gjatë verës. /Lajmi.net