A mund të konsiderohet kjo shoferja më e keqe në botë?

Një ngasëse e veturave sapo kishte marrë lejen e vozitjes, e cila supozohet të jetë nga Kina.

Fun

12/11/2019 13:26

Në bazë të pamjeve të kapura nga kamerat e sigurimit të një parkingu me hapësirë të vogël, shoferja gjatë një tentimi për ta kthyer mbrapa makinën për drejtim të saj, e godit murin mbrapa, transmeton lajmi.net.

Pamjet më pas janë publikuar nga tabloidi britanik në faqen e tyre në ‘Facebook’, në formë videoje, duke marrë gati një mijë reagime.

“Ka vozitje të keqe, pastaj vjen kjo”, ka mbishkruar në video tabloidi, duke vënë në pah nivelin amator të vozitëses për sa i përket drejtimit.

Për të mësuar më shumë, ndiqeni videon më poshtë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/568823933873211/