A mund të jetë Golf-i më i shpejtë se Tesla? E dëshmon kjo video

Avantazhet e makinës elektrike janë veçanërisht të dukshme në garat e shpejtësisë dhe makinat e Tesla-s shpesh kanë lënë pas shumë modele të famshme që shquhen për shpejtësi të madhe.

Auto & Tek

01/09/2020 14:15

Sidoqoftë, ndonjëherë aftësia e shoferit, pak fat edhe një Golf i mirë, janë të mjaftueshme për t’i prishur të gjitha parashikimet, transmeton Telegrafi.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në këtë rast kur shoferi i Golf-it reagoi shkëlqyeshëm, ndërsa shoferi i Tesla-s u kap në befasi nga fillimi i vrullshëm i Golf-it.

Golf ka një motor 2.0 TSI, ka 310 kuaj fuqi dhe 400 Nm çifte rrotulluese. dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km / h e arrin për 4.6 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 270 km / h.

Tesla Model 3 ka 450 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 3.4 sekonda. Me një mbushje të vetme, makina e Tesla-s përshkon një distancë prej 500 km.

Shihni se si shkoi gara në videon më poshtë, ku në fund Golf e fiton garën e shpejtësisë. Aksioni fillon në minutën 2:15.

YouTube player