A mund të fshihen kujtimet negative? Shkencëtarët kanë gjetur një përgjigje

Njerëzit me depresion kanë tendencë të mendojnë dhe të i ri mendojnë gjërat në një mënyrë negative.

Fun

13/08/2019 18:23

Depresioni mundet në mënyrë natyrale të formojë kujtime negative, qe pritet të formohen nga konflikte të ndryshme me vetën dhe të tjerët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Mcgill, duke studiuar minj që ishin më të ndjeshëm ndaj depresionit kanë zbuluar se ata kishin më shumë njësi të kujtimeve të këqija në trurin e tyre dhe kishin gjasa që këto kujtime të riaktivizoheshin dhe të fillojnë të sillen sikur të jenë në depresion, kjo gjë ndodh edhe tek njerëzit të cilët shohin kujtimet  në një dritë negative, raporton “Daily Mail”.

Filozofët kanë menduar se truri ishte një kabinet depozitues për ruajtjen, organizimin dhe marrjen e informacioneve duke përfshirë edhe kujtimet. Tani e dimë që egzistojn lloje të ndryshme të kujtesës, dhe se secila është e koduar në mendje në një mënyrë të ndryshme. Por, këta filozof më sa duket nuk e kanë pasur gabim, transmeton lajmi.net.

Një mënyrë se si ruhen përvojat dhe si ‘regjistrohen’ në trurin tonë është në formë të grupimit të neuroneve. Këto grupe të qelizave të trurit jetojnë në hipokampus si njësi të vogla të kujtesës. Fillimisht ndriçohen kur ne përjetojmë diçka, dhe mund të rikthehen kur diçka e shkakton kujtesën, kjo vlen si për përvojat negative ashtu edhe për ato pozitive.

A mund të i fshijmë këto kujtime negative?

Studiuesit e këtij studimit mendojnë se nëse këto kujtime negative të mbledhura në hippokampus, do të ishin izoluar nga shkaktarët që i riaktivizojnë ato, kjo ndoshta mund të ndihmonte në trajtimin e depresionit, mendimit negativ, pa vendosshmërin, etj.

Një mënyrë se si kjo do të ishte e mundur është përmes trajtimit të brendshëm  në pika të caktuara të mendjes – ose diçka të ngjashme, por më pak ekstreme.

Të tjerët studiues kanë qenë në gjendje të i aktivizojnë dhe çaktivizojnë këto njësi të kujtesës -Ku mund të shkaktohet formimi dhe fshirja e kujtesës.

Disa shkencëtar dhe psikiatër janë duke eskperimentuar tashmë me ketaminë, e cila synon një receptor që përfshihet në rikujtimin e kujtimeve negative, për të trajtuar depresionin. /Lajmi.net/