A mund ta gjeni se cila kafshë fshihet në këtë pemë?

Disa foto të mrekullueshme tregojnë një buf pika-pika, thuajse të padukshëm, i kamufluar me ngjyrën e një peme, duke mbrojtur folenë e tij.

Fun

27/10/2019 11:53

Blake Hess, 47 vjeç, kapi kamuflazhin e kafshës në Kolorado në SHBA, pasi ndoqi familjen e kukuvajkave për pesë vite, transmeton lajmi.net.

Fotografi kapi kafshën, e cila po fshihej në një çarje të pemës për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Ngjyrat e saj imitojnë zhvoshkun e pemës, derisa e vetmja shenjë dalluese janë sytë.

Ndiqini disa fotografi të realizuara nga 47-vjeçari në paragrafët e mëposhtëm. /Lajmi.net/