A mund ta besoni se një zv/ministër i Kosovës flet kështu për vendet që na kanë njohur!

Deklarata e zv/ministrit të jashtëm, Gjergj Dedaj se njohja e shteteve si Burundi nuk është me rëndësi për Kosovën, po përdoret si arsyetim nga Serbia që ta bind këtë shtet ta shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Lajme

03/03/2018 18:09

“Për mua si zëvendësministër i MPJ-së kruciale, historike dhe të qëndrueshme ishin njohjet nga SHBA, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Japonia, vendet fqinje dhe ish republikat jugosllave si Kroacia e Sllovenia, e sa për disa shtete si Burundi, Bangladeshi, Madagaskari, apo të ngjashme, të cilat nuk janë serioze dhe nuk paraqesin relevancë në politikat globale ndërkombëtare”, kishte thënë Dedaj.

Kurse me një letër që ambasadori i Burundit në OKB ia kishte dërguar Haradinajt, bëhej e ditur se deklaratat e tilla janë marrë shumë parasysh në shqyrtimin e njohjes.

“Jam duke punuar rreth çështjes së njohjes së Kosovës në Burundi. Nuk është e lehtë sepse serbët u kanë ofruar shumë gjëra atyre. Por lajmi që ne kemi pranuar nga misioni serb, se zëvëndësministri i juaj i Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është me rëndësi njohja nga Burundi, do të më komplikojë punët”, theksohet në letrën që Shingiru u ka dërguar Haradinajt dhe Pacollit.

Por, Gjergj Dedaj duket se nuk është penduar aspak për deklaratat e tij.

Zv/ministri i Jashtëm ka thënë për lajmi.net se shtetet që nuk janë serioze si Burundi, paradite të njohin, kurse pasdite e tërheqin njohjen.

“Për mendimin tim  një shtet serioz kur e njeh në vend qysh e kanë njoftë Kosovën, nuk duhet me tërheq njohjen. Kur janë shtete që s’janë shumë stabile dhe me politikë të qëndrueshme, atëherë paradite të njohin masdite e hekin njohjen”, ka thënë Dedaj.

Tutje ai ka thënë se Kosova duhet të koncentrohet te vendet e BE-së.

Sipas tij shtetet si Burundi, Madagaskari e Bangladeshi “dihet çfarë shtete janë”.

“Një shtet serioz nuk merret me deklarata nëpër media. Vendet si Burundi, Madagaskari, e Bangladeshit s’kemi çka se dihet farë shtete janë. Për ne është e rëndësishmë dhe historike njohja nga vendet më të rëndëishme si Kanada, Australia, Amerika, Japonia vendet e BE-së dhe koncentrimi është te kjo botë dhe te 5 vendet e BE-së që sna kanë njohur”, ka thënë zv/ministri i jashtëm për lajmi.net.

Madje Dedaj duket se nuk është penduar aspak për deklaratat që i ka dhënë.

“Kurrë s’jam penduar me atë çka kam thënë. Jam politkan dhe malësor. Nuk bëj deklarata që mund ta dëmtojnë Kosovën”, përfundoi Gjergj Dedaj.

Në një prononcim për lajmi.net edhe zv/ministri tjetër Anton Berisha kishte thënë se njohja e shteteve nuk bëhet në bazë të deklarimeve individuale.

Ndryshe Serbia kohëve të fundit ka nisur një fushatë që t’i bindin shtetet e ndryshme për t’i tërhequr njohjet për Kosovën. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Zv/ministri që po ia rrezikon Kosovës njohjen nga Burundi, sqaron deklaratën e tij