A morën ftesë Kurti e Osmani për inaugurimin e Trump?

Krerët institucionalë të Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar. KosovaPress ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës së Kosovës dhe në Zyrën e Kryeministrit nëse presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit Trump, por të…

Lajme

17/01/2025 21:29

Krerët institucionalë të Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës së Kosovës dhe në Zyrën e Kryeministrit nëse presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit Trump, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë çështje presidentja Osmani është pyetur sot nga gazetarët, porse ka thënë se do të përgjigjen “sa më shpejt të jetë e mundur”. Lidhur me këtë çështje KosovaPress i ka dërguar pyetje edhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, e cila ka bërë të ditur se ka përcjell kërkesën tek ekipi i presidentit Donald Trump dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje tjetër.

Deri tani është raportuar se ka pasur ftesa për disa personalitete dhe figura politike nga Kosova. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të merr detyrën më 20 janar, pas fitimit të zgjedhjeve në nëntor të vitit 2024.