A.Madridi i shokuar me çmimet që i fituan lojtarët e Realit

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Perezo ka mbetur i befasuar që lojtarët e Realit i fituan çmimet e ndara nga LFP, teksa asnjë lojtar nga skuadra e tij nuk e fitoi një të tillë. I shokuar ka mbetur edhe mbrojtësi i skuadrës Emiliano Insua që luan si i huazuar te Rayo Vallecano.

Sport

28/10/2014 22:02

Enrique Cerezo ka thënë se ka mbetur i befasuar që asnjë lojtar i skuadrës së tij nuk e fitoi ndonjë çmim nga LFP, duke shtuar se shumë të tilla i fituan lojtarët e Realit.

“Unë jam i befasuar që Reali fitoi më shumë çmime sesa Atletico, por aty është një juri dhe ne duhet të respektojmë vendimin e tyre”.

Edhe mbrojtësi i Atleticos, Emiliano Insua ka mbetur i shokuar me këto vendime duke thënë: “Nuk është e drejtë që asnjë lojtar i Atletico nuk e fitoi asnjë çmim”.

“Ne kemi arritur shumë gjëra në sezonin e kaluar – Kemi fituar La Ligan dhe kemi shkuar në finale të Ligës së Kampionëve… Sidoqoftë, ne duhet të pranojmë vendimin e tyre”.

Shumica besojnë se Courtois ka merituar të fitojë çmimin e portierit të sezonit para Keylor Navas, ndërsa edhe Koke e meritoi të shpallej mesfushori më i mirë para Modricit. Disa të tjerë mendojnë se Godin ishte më i mirë se Ramos gjatë tërë sezonit.

Të mos harrojmë, Diego Simeone është njeriu që fitoi çmimin trajneri i vitit, dhe është emri i vetëm që vjen nga skuadra e Atletico Madridit.