A kishte kontakte? Tuchel qartëson gjithçka lidhur me Ousmane Dembele

Thomas Tuchel ka qartësuar situatën lidhur me Ousmane Dembele.

Sport

04/02/2022 21:07

Emri i yllit francez të futbollit, Ousmane Dembele ka qenë i lidhur gjatë me një largim të mundshëm nga Barcelona, gjatë muajit janar.

Dembele ishte akteri kryesor në momentet e fundit të merkatos, duke u lidhur me një largim të mundshëm te një nga skuadrat londineze.

Chelsea ishte një nga skuadrat e përmendura dhe trajneri i ‘Bluve’, Thomas Thucel ka zbuluar nëse kishte diçka të vërtetë nga ajo.

“Unë nuk kam pasur kontakte me Ousmane”, ishte përgjigja e thjeshtë e Tuchel, i pyetur për situatën, përcjell lajmi.net.

Dembele refuzoi të largohej nga Barcelona, duke befasuar kështu edhe bordin e skuadrës.

Francezi do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, nëse dështon të nënshkruajë kontratë me katalanët – e një gjë e tillë është shumë e gjasshme. /Lajmi.net/