A ju kujtohet se si Tottenham dhe Liverpool kanë kaluar fazën e grupeve?

Liverpool dhe Tottenham do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve më 1 qershor që zhvillohet në Madrid, por këto dy skuadra ishin shumë me fat në fazën e grupeve.

Sport

09/05/2019 18:56

Liverpool ishte pjesë e një grupi të vështirë me Napolin, PSG-në dhe Yllin e Kuq të Beogradit, dhe vetëm në xhiron e fundit të fazës së grupeve siguroi kalimin në fazën e 1/16-tës.

‘The Reds’ në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kishin nevojë për një fitore 1:0 për të kaluar tutje, dhe kundër Napolit në ‘Anfield Road’, fituan pikërisht me këtë rezultat.

Faza e grupeve s’ka qenë aspak e lehtë edhe për Tottenham, që pas tri ndeshjeve të para numëronte vetëm një pikë.

Skuadra e Pochettinos ishte në grup me Barcelonën, Interin dhe PSV-në.

Inter në xhiron e fundit takohej me PSV në shtëpi, dhe kishte nevojë vetëm për një fitore për t’iu bashkuar Barcelonës në fazën tjetër.

YouTube player

Por, Zikaltërit u befasuan duke barazuar 1:1 me PSV, ndërsa Tottenham me një gol të shënuar në minutën e 80’, arriti të merrte një barazim 1:1 në ‘Camp Nou’, mjaftueshëm për të kaluar tutje.

YouTube player

Por, Liverpool dhe Tottenham këtë javë dhanë dhuruar emocione të paharruara futbolli, duke fituar me përmbysje të rezultatit për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/