A jeni gati?
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes është i sigurt se Xherdan Shaqiri është gati për të lënë përshtypjet e tij të para me skuadrën e re.

Sport
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes beson se Xherdan Shaqiri është gati për të lënë përshtypjet e tij të para me skuadrën e re.
“Të kemi atë një javë më shumë, i ndihmon atij që të jetë më i integruar dhe kështu besoj se ai do të ketë mundësi më të madhe që të bëjë përshtypje më të madhe”, tha Hughes gjatë konferencës për media.
Ai tha se nuk e ka ditur se Shaqiri është i suspenduar, por e pranoi se kjo i ka bërë mirë atij, pasi ka pasur një javë më shumë që të inkorporohet me skuadrën.