“A jeni gati ta njihni pavarësinë e Kosovës” – Vuçiq llahtariset pasi merr pyetjen nga gazetari kosovar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, u është drejtuar mediave në Bruksel, ku ndër të tjera është përleshur me gazetarin shqiptar, Kushtrim Sadiku. Ndonëse dialogu i tyre nisi si shaka, kur Vuçiqi e pyeti: “A je ti ai eksperti?”, gjithçka përfundoi me reagimin e zemëruar të Vuçiqit. “Nga…

Lajme

26/06/2024 16:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, u është drejtuar mediave në Bruksel, ku ndër të tjera është përleshur me gazetarin shqiptar, Kushtrim Sadiku.

Ndonëse dialogu i tyre nisi si shaka, kur Vuçiqi e pyeti: “A je ti ai eksperti?”, gjithçka përfundoi me reagimin e zemëruar të Vuçiqit.

“Nga cili medium jeni?”, e pyeti Vuçiqi, gazetarin Sadiku.

Sadiku iu përgjigj shkurtimisht: “Nga Kosova.”

“Ku je ekspert, të njoha menjëherë. Sapo e njoha ekspertin, e di se si i bëri pyetjet herën e fundit”, tha Vuçiq duke buzëqeshur.

Por, një pyetje e Sadikut për pavarësinë e Kosovës ngjalli reagim tjetër te Vuçiqi. Ai nisi të bërtasë ndaj Sadikut.“A mund t’ua bëjë një pyetje”, i tha Sadiku, presidentit serb.

“Po, mundeni”, ia ktheu ai.

Kur, Sadiku nisi t’ia bënte pyetjen, Vuçiq nuk e ka la atë ta përfundonte pyetjen, por nisi t’ia diktonte atë me zë të lartë.

“A jeni gati ta njihni pavarësinë e Kosovës”, e përsëriti Vuçiqi me zë të lartë pyetjen e gazetarit dhe vazhdoi: “Po, unë e njoh Kartën e OKB-së dhe rezolutën 1244, e cila ka një rëndësi të madhe. Kjo është baza e rendit juridik ndërkombëtar. Unë jam i sigurt se ju si një njeri shumë i zgjuar, e kuptoni këtë”.

“Ju pyes nëse jeni i gatshëm në kompenzim me Asociacionin?”, pyeti Sadiku.

“Kompromise ka shumë. Por unë nuk kam parë që pala juaj të ketë tentuar të japë diçka në lidhje me atë që nënshkruan 11 vjet më parë”, u përgjigj Vuçiq.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pala e Serbisë dha shumë sa i përket nga gjyqësori, prokuroria, policia rajonale, targat, letërnjoftimet dhe gjithçka tjetër. Por ju, nuk bëtë asgjë përveç torturës dhe terrorizimit të serbëve, madje duke i dëbuar. Jo ju, e asnjë gazetar por Albin Kurti dhe njerëzit e tij.”