A ishte Victoria’s Secret dyqan për burrat që duan të blejnë të brendshme të grave? Historia e vërtetë e hapjes së dyqanit

Epo burra, mos ndjeni turp më kur të futeni sepse ky dyqan është pikërisht për juve!

Fun

18/10/2021 14:15

Sapo dëgjojnë emrin Victoria’s Secret, të gjithë meshkujt skuqen! Mirëpo nuk kanë asnjë arsye të veprojnë kështu, sepse ky dyqan në të vërtetë është hapur për meshkuj, shkruan lajmi.net.

Mund të iu duket e çuditshme, por kjo është e vërteta.

Në të 70-tat e vona, Roy Larson Raymond vendosi që të hap një dyqan për të brendshme të femrave, ku burrat mund të blejnë dhe relaksohen.

Ai inspirimin si fillim e pati kur ishte duke blerë të brendshme për gruan e tij, dhe teksa ecte nëpër dyqane, shikonte të brendshmet, ai kuptoi se sa relaksuese ishte kjo për një burrë.

Mirëpo ai gjithashtu u ndje paksa i turpëruar nga shikimet e punëtoreve dhe ndonjëherë edhe kritikat që i bënin shitëset thjeshtë për faktin që kishte hyrë në dyqan.

Dhe aty i lindi ideja: Pse të mos hapte një dyqan specifikisht për burra që të blejnë pa u turpëruar, dhe të ndjehen të qetë sa janë aty brenda?

Në vitin 1981 në një intervistë, Raymond shpejgoi se si teksa po përpiqej të gjente të brendshme për gruan e tij, ai vazhdimisht shihte të brendshme të shëmtuara, me materiale sintetike dhe të parehatshme që griseshin lehtësisht.

Prandaj ai vendosi që të krijonte diçka të bukur, elegante, joshëse, por njëkohësisht të rehatshme dhe kualitative.

Si fillim targeti ishin meshkujt, por sa më shumë kohë që kalonte, aq më shumë femra filluan të blejnë në dyqanet e Victoria’s Secret.

Prandaj, edhe në ditët e sotme, nëse një mashkull futet në një prej dyqaneve të Victoria’s Secret, atyre do të iu ofrohet asistencë nga stafi menjëherë! /Lajmi.net/