A ishte penallti kontakti i Lenglet me Ramos? Ish gjyqtari spanjoll ka një përgjigje

Penalltia e akorduar në favor të Real Madrid ka nxitur shumë reagime.

Sport

24/10/2020 20:05

Real Madrid fitoi ‘El Clasicon’ me rezultatin 1:3, me golin e dytë për ‘Los Blancos’ që erdhi nga pika e bardhë.

Akordimi i penalltisë nxiti shumë reagime, pasi kontakti nuk ishte i madh mes Clement Lenglet e Sergio Ramos.

Kështu mendon edhe ish gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver.

“Kapjet e lehta nuk janë arsye për penallti. Do të duhej të akordoheshin 40 sosh për ndeshje nëse konsiderohen ato”, ka thënë Oliver, transmeton lajmi.net.

VAR kishte ndikim të madh me përsëritjen, duke shtyrë Manuel Munuera që të akordonte penalltinë. /Lajmi.net/