A ishte kjo penallti për Liverpoolin? (Video)
Liverpool humbi 2:1 në Anfield nga Chelsea në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë. Por, Reds mbetën të hidhëruar pas një kërkese të refuzuar për penallti.
Sport
Liverpool pësoi disfatë nga Chelsea në Anfield me rezultat 2:1.
Por, dhimbjen e humbjes ua shtoi gjyqtari që ua refuzoi një kërkesë për penallti në minutat e fundit të takimit.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard goditi drejt portës dhe topi u devijua me dorë nga mbrojtësi i Chelseas, Gary Cahill. Por, gjyqtari lejoi që loja të vazhdojë.
A ishte penallti? Gjykojeni vetë.