A ishin 100 mijë protestues sot në shesh? Ja një krahasim i thjeshtë (Foto)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, menjëherë pas shpërndarjes së protestueseve përmes një deklarate për media, tha se në protestën e sotme të organizuar nga partitë opozitare, kanë marrë pjesë mbi 100 mijë qytetarë.
Lajme
“Më shumë se 100.000 qytetarë të Republikës së Kosovës dolën sot në protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese”, thuhej në komunikatën e AAK-së, raporton lajmi.net.
Ndërkaq, për numrin e pjesëmarrësve në protestë u deklarua edhe Policia e Kosovës.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur zhvillimin protestës së sotme të mbajtur nga ora 14:00 deri 16:00, Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues”, thuhej në komunikatën e Policisë.
Dallimi në mes të deklarimit të AAK-së dhe Policisë së Kosovës për pjesëmarrësit në protestë është i madh.
Lajmi.net ju sjell disa fotografi të stadiumit në Michigan të SHBA-së, kapaciteti i së cilit është 109 mijë vetë.
Krahasojeni vet me fotografitë nga protesta e sotme dhe vlerësojeni se a kanë qenë 100 mijë protestues siç pretendon AAK-ja apo jo./lajmi.net
(Stadiumi në Michigan të SHBA-së me kapacitet 109 mijë shikues)
(Protesta e opozitës, pamje nga droni)
(Foto e protestës e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje)
(Stadiumi i Michigan)