A i keni ditur këto dobi të kafesë?

Kafeja është e njohur për përshpejtimin e metabolizmit, për mbrojtjen nga sëmundjet, shihet si gjëja e parë në mëngjes për një ditë të bukur.

Lifestyle

23/06/2015 18:09

Por, cilat janë dobitë tjera të kafesë?

Kafeja përdoret për pastrimin e tavolinave dhe pjesëve tjera të kuzhinës, të cilët janë njollosur me njolla që vështirë hiqen. Me anë të kafesë, mund ta pastroni skarën tuaj të vajosur. Kafeja hap edhe lavabonë tuaj të bllokuar. Kafeja heq edhe gërvishtjet nëpër mobiliet tuaja.

Por, keni pasur ndonjëherë erë të keqe në duar? Kafeja është ajo që ju duhet, largon erën e keqe nga duart.

Një tjetër dobi është dobia për gjurin. Masazhi në gju me përzierjen e arrave dhe kafesë, ulë rrezikun për krijimin e celulitit në gju. Me një përzierje të kafesë me vaj, ju mund ta përdorni atë edhe si maskë për fytyrë. Flokët të cilët lahen me kafe, kanë një shkëlqim më të madh.

Kafeja është në gjendje të ndryshojë vlerën e pH-së të tokës, duke ndikuar kështu në ndryshimin e ngjyrës së disa luleve. Me copa të kafesë është i mundshëm edhe krijimi i qiriut.