A është rritur përfundimisht çmimi i rrymës? Flet ministrja Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar sot lidhur me propozimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të faturës së energjisë elektrike për qytetarët.

Lajme

19/01/2022 15:47

Rizvanolli deklaroi se ky propozim ende nuk është final dhe se një gjë e tillë do të trajtohet, do të jepen propozime e në fund do të shikohet nëse do të pranohet si i tillë.

Ajo tha se kriza tek ne ka të bëjë edhe me një krize energjetike botërore dhe rritjes së paprecedent të çmimeve në tregun evropian që ka prekur edhe Kosovën , posaçërisht gjatë dimrit, ku detyrohemi të importojmë më tepër energji elektrike për shkak të nevojës gjatë dimrit.

“Kjo kishte të bënte e gjitha edhe me vendimet e marra nga ZRrE në vitin 2017 e që ishte nën presion politik, që ndikoi më pas në rritje.Pas shqyrtimit ta tarifës, ZRrE ka propozuar ngritje të çmimit ku konsumatorët do të ngarkoheshin me rritje të madhe të çmimit që besoj i keni parë.Propozimi i ZRrE-së nuk është final, por është në diskutim publik e do të trajtohen ato dhe do të kërkojmë sqarime shtesë e do të propozojmë për bërë gjërat më mirë.Një gjë s’ka qenë e qartë, por s’është as tani e që ka të bëjë me kostot e importit dhe që janë të rritura shumë.Andaj ne kemi vendosur që të ndërhyjmë duke subvencionuar 75 milionë euro që e gjithë barra e kësaj rritje në tërë Evropën, të mos bie vetëm tek qytetarët e bizneset”, tha ajo.

Ministrja theksoi se do të zbutet rritje e tarifës për qytetarët dhe bizneset, pas këtij subvencioni të qeverisë.

“Për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kilovat, duhet të jetë e qartë se nën këto 600 pavarësisht sa shpenzohet në familje, ajo do të subvencionohet por mbi 600 do të zbusë rritjen tarifore. Duke supozuar se këto shira nuk janë finale, por janë në diskutim publik. Subvencioni i bizneseve ka për qëllim ndihmën e qytetarëve, e që do të ketë një efekt ekonomik në vend sa i përket çmimeve të produkteve. Një pjesë e bizneseve tona janë prekur së fundi nga efekti i pandemisë e për shumë prej tyre në këto momente do të ishte shumë e dëmshme.
Subvencioni i ndarë së fundi është posaçërisht për konsumatorët në nevojë që janë më së shumti të prekur nga çmimet e lartë.Zgjidhjen më të mirë e kemi pasur të subvencionojmë të gjithë. Dua të ju informojë se roli i zyrës së rregullatorit është për të siguruar funksionimin e sektorit dhe mbrojtjen e konsumatorit. Qeveria nuk miraton dhe nuk ka përgjegjësi për vendimet e ZRRE-së dhe ndërhyrja në vendimet e tyre do të ishte e jashtëligjshme, ne zotohemi se çfarëdo vendimi që merr ZRRE-ja të ndikojmë nëpërmjet mjeteve tona energjinë elektrike, mbrojtjen e vendeve të punës dhe ekonomisë së vendit”./Lajmi.net/