A është me lehtë të shtosh peshë apo të humbësh? Shkenca tregon se cila është më e lehtë

Mund ta keni pasur mendimin e gabuar...

Fun

20/04/2021 14:59

Në mendim të thjeshtë, të humbësh peshë është më e lehtë se të shtosh, apo jo? Epo në fakt kjo është gabim, shkruan lajmi.net.

Kur formohen qelizat e dhjamit, ato mund të zvogëlohen në masë, por nuk do të zhduken pavarësisht dietës tuaj.

Qelizat e dhjamit krijohen shumë lehtë, në fakt, nëse sot filloni të konsumoni ushqime me sasi më të madhe të yndyrës, qelizat e dhjamit do të krijohen brenda ditës.

Kjo do të thotë se arsyeja pse është e vështirë për njerëz të ndalojnë shtimin e peshës është plotësisht biologjike, sepse qelizat do të vazhdojnë të krijohen dhe shtohen.

Shtimi i peshës shkaktohet nga zgjerimi i qelizave të dhjamit dhe dieta vetëm sa do të zvogëloj ato në madhësi.

Kjo është arsyeja pse pas një diete, të gjithë e shtojnë përsëri peshën e humbur.

Për të mbajtur peshën e humbur, dieta duhet të vazhdoj për kohë më të zgjatur, deri sa qelizat e dhjamit të shpërbëhen plotësisht, ose të paktën shumica e tyre.

Mund të duket absurde, sepse është më e lehtë vetëm të mos hash, apo jo? Epo këtu flitet për metodat e shëndetshme të humbjes së peshës, pa i shkaktuar vetes probleme anësore.

Dietat e pashëndetshme janë shumë të rrezikshme dhe mund të qojnë në shumë sëmundje të tjera. /Lajmi.net/