A është i rrumbullakët apo katror? “Filxhani” duket se ndryshon formën, derisa lëviz!

Ndërkohë që iluzione të reja optike vazhdojnë të jenë virale gjatë gjithë kohës, disa iluzione na mbesin të paqarta për disa vite.

Fun

09/08/2018 18:58

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje që tregojnë se si një artist tregon një “filxhan” i cili duket edhe i rrumbullakët, e edhe katror – varësisht nga perspektiva që e shikoni.

Pamjet tregojnë artistin duke përdorur një pasqyrë për të treguar formën e ndryshuar të “filxhanit”, ndërsa e lëviz.

Dhe për të treguar se nuk bëhet fjalë për ndonjë truk kamere, ai e mbush atë me qumësht.

Siç thuhet më tej, forma e “filxhanit” bazohet në një formë të hartuar nga Kokichi Sugihara, një matematikan japonez dhe artist i njohur për iluzionet e tij tridimensionale optike.

YouTube player