A është egoiste të vini nevojat tuaja të parat? Arsyet pse nuk duhet të ndjeheni keq për të thënë “Jo”

Egoizmi nuk definohet përmes nevojave tuaja, sepse po të ishte ashtu të gjithë njerëzit do të cilësoheshin egoist.

Fun

10/05/2021 09:48

Si fillim, fjala egoizëm keqkuptohet shumë. Termi egoizëm përdoret për të shpjeguar gjenden ku një person ka prioritet mirëqenien e tyre, si fizike, psikologjike, sociale, akademike apo në karrierë, shkruan lajmi.net.

Egoizmi tani përdoret ndoshta në një formë “ofenduese”, nën kuptimin që një person egoist interesohet vetëm për veten e tyre dhe nuk ka asnjë lloj iniciative për të bërë diçka për të mirën e dikujt tjetër.

Por gjithsesi, edhe nëse e marrim termin egoist si term ofendues, të vini nevojat tuaja të parat nuk është aspak egoiste.

Në fakt, është çfarë çdo person duhet të bëjë. Në jetën tuaj, askush nuk është më i rëndësishëm se vetja juaj, sepse askush nuk i kupton nevojat tuaja më mirë se ju.

Njerëzit zakonisht kanë prioritet veten, dhe kjo nuk do shumë mend për të dalluar se a janë më të rëndësishëm të tjerët apo vetja për shumicën e personave.

Mirëpo personat që kanë një natyrë altruiste, pra ndjenjë obligim për të ndihmuar të tjerët dhe lënë vetën pas dore, është shumë problematike të arrijnë gjërat që duan sepse vazhdimisht ndjenjë keqardhje.

Në botën të cilën jetojmë, është një botë kompetative, shkruan lajmi.net. Çfarëdo që ju arrini të merrni, dikush tjetër e humbet, dhe anasjelltas, çdo gjë që ju humbni dikush tjetër e merr.

Çfarë juve iu sjell dobi një personi tjetër i bënë dëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur këtë, sepse po të ishin në pozitën e njëjtë, ndoshta nga “egoizmi” ndoshta nga mos mendimi se do të dëmtojnë dikë tjetër, ata do të marrin atë që duan.

Ka shumë raste që duhet të mësoheni të thoni “jo”, sidomos kur njerëzit iu kërkojnë favore. Nganjëherë, kur vini nevojat tuaja të parat edhe personat e tjerë mund të përfitojnë nga ajo.

Nëse shefi juaj iu kërkon të rrini më gjatë pas orarit për të përfunduar disa punë, mirëpo ju jeni të lodhur, çfarë dobie do të sillte qëndrimi juaj? Ju do të bënit një punë të ngadaltë, me gabime dhe pavëmendje. Por nëse ju e përfundoni të nesërmen, ju do të jeni të pushuar dhe të gatshëm për punë.

Ose nëse një mik nga universiteti iu kërkon ndihmë që të punoni një detyrë për ta, ata do të dëmtohen më shumë sesa të ndihmohen sepse ata nuk do të mësojnë kurrë se si duhet të punohej ajo detyrë, qoftë në një testim, qoftë në prezantim të detyrës, apo ndoshta, një ditë në të ardhmen në punën e tij ai do të ketë problem të zgjedhë një çështje që përfshinë diçka të ngjashme, shkruan lajmi.net.

Është natyra e njeriut, që kur nuk arrijnë ato që duan, dhe lënë veten pas dore të ndjehen të lodhur, të nevrikosur, të mërzitur apo thjeshtë pa qejf. Ju do të transmetoni këtë energji edhe tek njerëzit rreth jush.

Jetët e njerëzve janë të lidhura mes vete në mënyra që nuk mund të imagjinoni, një veprim fare i vogël i juaji mund të ketë një impakt jashtëzakonisht të madh në jetën e dikujt tjetër, dhe po ashtu tuajën.

Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të mendoni vazhdimisht se çfarë pasoja kanë veprimet tuaja, sepse do të ishte e pamundur të zbuloni ato.

Është në rregull të kesh nevojë të qëndrosh vetëm, të qashë dhe të mos ndjehesh mirë, të jesh i lënduar dhe të kesh nevojë për shërim, shkruan lajmi.net. Nuk keni pse të buzëqeshni për të tjerët, nëse ju keni nevojë për këtë, jepini vetes atë që keni nevojë.

Është në rregull të thuash jo miqve dhe familjes. Është në rregull të thuash jo kolegëve dhe shefit. Është në rregull të lësh gjithçka pas dore për një ditë dhe të pushosh e relaksohesh në qetësi.

Mos u përpiq të bësh prindërit të lumtur me të ardhmen tënde, nuk është zgjedhja e tyre për të bërë. Sigurisht është e vështirë për të gjithë të thuash jo, sidomos kur prindërit janë të rreptë, por gjithmonë ka një mënyrë.

“Unë jam prindi yt dhe ti duhet të më dëgjosh sepse e di çfarë është më e mirë për ty”, fjalia që çdo person e ka dëgjuar nga prindërit. Është e vërtetë që ata duan më të mirën për ty, por jeta është vazhdimisht e ndryshueshme dhe bota nuk funksionon në mënyrën e njëjtë që ka funksionuar në vitet e tyre të rinisë.

Nëse nuk i vini të parat nevojat tuaja, do të pendoheni gjatë gjithë jetës tuaj, dhe do të mendoni se si do të kishin shkuar gjërat nëse do të kishit vënë vetën të parin.

Mënyra se si ju e trajtoni vetën i jep personave të tjerë një shembull se si duhet të të trajtojnë, qoftë me apo pavetëdije, të tjerët do të trajtojnë ty ashtu si e trajton vetën, dhe nëse e trajtoni veten keq, edhe të tjerët do të iu trajtojnë edhe më keq.

Nëse ju keni plotësuar të gjitha nevojat tuaja, ju do të keni më shumë vetëbesim sepse do të ndjeheni mirë, dhe në këtë mënyrë edhe personat e tjerë do të iu trajtojnë me më shumë respekt.

Të duash vetën nuk të bën egocentrik apo narcizist. Duaje veten, kujdesu për veten, llasto veten. Jeta jote është vetëm e jotja! /Lajmi.net/