A e keni ditur se çka është lëngu që ngjitet në kapakun e jogurtit?

Keni pyetur vallë vetën se përse dallon pjesa e lëngut që e gjeni në kapakun e jogurtit me të tërë pjesën tjetër?

Fun

15/09/2019 14:43

Fenomeni quhet “defekti i ndarjes së hirrës”. Ajo ndodh kur struktura e xhelit të jogurtit është e paqëndrueshme, transmeton lajmi.net.

Xheli i paqëndrueshëm tkurret, duke e detyruar lëngun të dalë jashtë përbërjes së produktit qumështor.

Disa kompani e kanë si praktikë që të vendosin stabilizues, në mënyrë që të parandalojnë procesin e ndarjes së hirrës.

Herën tjetër që hasni në këtë lëng, mos u shqetësoni: pjesa e lëngshme është vetëm një mineral natyral që quhet “hirrë’. /Lajmi.net/