A e dini se çka janë mes vete Durim Jetishi e Shkëlzen Jetishi-Xeni?

Durim Jetishi është emër i ri në skenën muzikore, i cili këto ditë është bërë mjaftë i përfolur për shkak të projektit të sapo lansuar.

ShowBiz

10/06/2017 22:09

Jetishi ma shfaqur para publikut videoklipin e këngës “Sherr o sheqer” dhe ka goditur me të paren, pasi kënga që në start ka marrë mjaftë pëlqime.

Kjo këngë është produkt i një liste emrash të dëshmuar në muzikë.

Muzkika dhe teksti mbajnë vulën e Ilir Beranit, ndërkaq orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku dhe Adrian Kastrati, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “MProduction” – Mirton Xhekaj.

Me gjasë kjo është kënga me titullin më interesant në qarkullim.

Ndërkohë, të gjithë ata që e kanë dëgjuar mbiemrin e këngëtarit, menjëherë u ka shkuar mendja tek ylli i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi. Durimi i hitit “Sherr i sheqer” është familjar i afërt i këngëtarit dhe gëzon mbështetjen e tij.

Dyshja janë parë shpesh së bashku.

YouTube player